“Besuam te primaret, por u mashtruam”/ Balliu: Isha një nga më të votuarat në qarkun e Elbasanit

schedule20:23 - 18 Mars, 2025

schedule 20:23 - 18 Mars, 2025

Avokatja Alesia Balliu thotë se ishte një nga më të votuarat në primaret e zhvilluara në qarkun e Elbasanit, por megjithatë, nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë të PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balliu u shpreh se ajo dhe të tjerë besuan te primaret, por u mashtruan.

“Unë dhe zoti Sula punuam fort në qarkun e Elbasanit. Ne nuk kishim frikë nga lista e hapur, as unë, as zoti Sula. Kush do e shtyjë trenin? A e keni parë listën? Janë një mori njerëzish që janë larguar nga lista. Pesëshja e parë, nuk i plotëson 50 mijë vota. E kam te meritokracia. Dola një nga tre femrat e votuara në primare. Kur një qytetar mua më jep fakte që ky proces ka qenë i mani8puluar nga zoti Boçi dhe zoti Noka, më humbet shpresa. Kam besuar në atë gjë. Nuk kam ardhur e katapultuar. Nuk kam më frymëzim për të punuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!