Padyshim, një ndër protagonistët e mbrëmjes së djeshme për “galaktikët” e Real Madrid ishte dhe “gardiani” belg i portës, Thibaut Courtois, i cili jo në pak raste ishte deciziv me pritjet e tij, siç ishte ajo pritje perfekte në pjesën e parë, ku i mohoi golin “yllit” belg, Kevin de Bruyne.
Me përfundimin e ndeshjes, Courtois ka folur disa fjalë dhe për mediat, ku vlerësoi paraqitjen e të dyja skuadrave, si dhe “kritikoi” disi shokët e tij të skuadrës, teksa tha se nuk duhet t’u jepnin aq shumë hapësirë lojtarëve si Gundogan dhe Bernardo Silva.
“Të dyja skuadrat luajtën mirë. Nuk duhet t’u jepnim lojtarë si Gundogan dhe Bernardo Silva, por ne e bëmë këtë gjë. Si rezultat, ata gjuanin nga distanca dhe kështu erdhi goli.
Është një short i mirë, tani është gjithçka për t’u luajtur javën e ardhshme. Do të jetë si një finale dhe shpresoj të kualifikohemi. Ne jemi mjaft mirë në “finale”, kështu që shpresoj se mund të dalim mirë edhe nëse përballë është Manchester City”,- u shpreh shtatlarti belg. /i.m /abcnews.al