Selimi në Hagë: Besoj që të gjithë bashkë do të kthehemi në vendin tonë të lirë

schedule15:27 - 4 Prill, 2023

schedule 15:27 - 4 Prill, 2023

HAGË- Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i akuzuar për krime lufte, nga Specialja u shpreh se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia. Në një fjalim para Speciales të martën, ai theksoi se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, tha ai.

Më tej Selimi theksoi se: “Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, teksa nënvizoi se Kosova nuk ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

Gjithashtu, Rexhep Selimi tha se dallimet politike nuk duhet të përdoren si fakte juridike në këtë gjyq.

“Besoj që të gjithë bashkë do të kthehemi në vendin tonë të lirë për të cilin punuan”, ka thënë Selimi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!