Besnik Prenga, trajner dhe gjahtar talentesh në Kroaci

schedule15:41 - 23 Maj, 2019

schedule 15:41 - 23 Maj, 2019

Trajneri shqiptar, Besnik Prenga, është duke punuar si gjahtar talentesh për Lokomotivën e Zagrebit. Një nga synimet e tij është të dërgojë sa më shumë talente të futbollit shqiptar në Kroaci.

Mori emër të madh me fitoren e këtij trofe. Besnik Prenga u bë i pari trajner shqiptar që u shpall kampion i Kroacisë për të rinjtë, ndërsa vazhdon të punojë me Lokomotivën e Zagrebit.

Me detyrën e re i duhet të bredhë nëpër botë, dhe pjesë e punës është edhe gjurmimi I talenteve nga Shqipëria për në Kroaci.

Prenga: “Punoj te Lokomotiva si skauti kryesor, mbuloj sektorin fëmijëve dhe ekipin parë. Ka dy vite që  i jemi fut një projekti për të afruar çuna të rinj te ekipi i parë. Te Lokomotitiva kam sjellë 7 lojtarë nga Shqipëria të gjithë cilësorë. Kemi bërë një punë shumë të mirë, klubi është i kënaqur, elementi është që lojtarët shqiptarë janë me shumë gjak dhe të zhdërvjellët, ndoshta nuk jemi shumë puëntorë si ata”.

Çfarë duhet të bëjnë klubet shqiptare që të kenë akademi të tilla si kroatët?

Prenga: “Diferenca është e madhe, në Kroaci ka vazhdimësi, në Shqipëri kohët e fundi investohet në fusha, bëhet një rritje në infrastrukturë. Kam parë të rinj që investojnë veten, ndjekin stërvitjet e klubeve të para, të kontrolluara nga Federata. Besoj në Shqiëpri për 3-4 vjet do japë frutet e veta”.

Prenga ishte trajner i Laçit, dy herë këtë sezon. Cila është diferenca mes Kroacisë dhe Shqipërisë?

Prenga: “Ekipet shqiptare janë më pak objektivë, 5-6 ekipe pretendojnë, presidentët mbajnë afër vetes njerëz që të thonë atë që ti ke qejf të dëgjosh dhe nuk tregojnë të vërtetën, asnjë nuk ka plane afatgjatë përveç Skendërbeut. Mendoj si u drejtua partizani kohët e fundit kam shpresë që është në hapat e duhur”.

Si e shikon Prenga të ardhmen e tij, si trajner apo si gjahtar talentesh?

Prenga: “E shoh veten trajner kjo punë më dha mundësinë që të kisha mundësi për vete se kisha 12 vite që punoja rregullisht pa asnjë ditë pushim jo se ndjejesh i lodhur, por edhe për të investuar veten me pa stërvitje të trajnerëve të tjerë”. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!