Besmir Bitraku emocionohet teksa flet për të atin aktorin e madh Marko Bitraku

schedule00:01 - 25 Prill, 2021

schedule 00:01 - 25 Prill, 2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun ishte i ftuar aktori i njohur Besmir Bitraku. Besmiri, i cili së fundmi ka tërhequr vëmendje edhe tek “Kosherja”, është shumë i njohur me rolet e tij në teatër, por edhe në kinematografi.

Besmiri është djali i aktorit të ndjerë, Marko Bitraku, i cili ka lënë gjurmë në artin shqiptar me rolet e tij të panumërta, humorin brilant dhe karakteret e papërsëritshme.

Besmir Bitraku ka folur në Soiree edhe për babain e tij, teksa nuk ka mundur që të mos emocionohet.

Unë kam pasur një raport të veçantë. Marko ka qenë një njeri që i shtronte vetë rrugët për të të bërë një mik shumë të mirë, një shok shumë të mirë dhe se kam ndjerë kurrë raportin prind-fëmijë, por e kam ndjerë veten shok, koleg me të”, është shprehur Bes Bitraku.

I pyetur nga Jonida nëse e ka përndjekur gjithmonë emri i tij, Besmir Bitraku u përgjigj se “Deri në një pikë vazhdonte djali i Markos, djali i Markos, por më pas ndodhi vetë shkëputja graduale që fiton emrin tënd”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!