Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kanë kremtuar mbrëmë në mesnatë ringjalljen e krishtit. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë mesha është drejtuar nga kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi.
Kremtojnë ditën më të rëndësishme të kalendarit të Krishterë. Mesha e shenjtë e Pashkëve është mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Me shprehjet “Krishti u ngjall! Vërtetë u ngjall!”, besimtarët ortodoksë kanë festuar atë që njihet si moment i veçantë i besimit, ringjallja e Krishtit tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, një simbolikë për rilindjen e shpresës, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen e çlirimin nga mëkati, përmes forcimit të besimit tek Zoti.
Besimtarët kanë ndezur qirinj, me simbolikën e marrjes nga drita e perëndisë, ndërsa e kuqja e vezëve që i dhurohen njëri tjetrit ka një tjetër simbolikë, atë të sakrificës së Krishtit.
Festa vijon edhe një ditë më pas me shkëmbime vizitash e urime për begati e paqe./abcnews.al