Video/ Nga veriu në jug besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

schedule08:43 - 28 Qershor, 2023

schedule 08:43 - 28 Qershor, 2023

Besimtarët Myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të mërkurë festën e Kurban Bajramit.

Mëngjësin e kësaj të mërkure me mijëra besimtarë të besimit islam nga të gjithë grupmoshat në Durrës, Berat Dibër, Shkodër, Elbasan, Korçë etj, e kanë nisur me faljen e namazit në xhami apo në sheshet kryesore.

SHKODËR

Falja e Kurban Bajramit u zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure në xhaminë “Ebu Bakr’ në Shkodër.

DIBËR

Mbi 2500 besimtarë muslimanë mYslimanë falën sot namazin Kurban Bajramit në stadiumin Korabi të qytetit të Peshkopisë. Në fjalën e tij Myftiu i Dibrës Muiz Kurtulla, dha mesazhe paqeje dhe bashkimi. “Teknologjia ka pushtuar dhe po shkatërron botën. Ne e dimë që ka shumë të mira prej saj, ashtu siç ka edhe shumë gjëra negative. Ne duhet ta përdorim atë në shërbimin tonë vetëm pozitivisht, duke marrë prej saj vetëm gjërat më të mira. Një thirrje jua drejtoi edhe politikës. Fakti që jemi të varur nga politika, nuk duhet të na bëjë që ne të krijojmë ndasi mes njëri-tjetrit. Kështu siç jemi sot të gjithë bashkë duhet të jemi edhe në përditshmërinë tonë.”tha ai.

FUSHË KRUJË

Në Fushë Krujë besimtarët kanë tejmbushur stadiumin e qytetetit ku kanë falkur namazin e Kurban Bajramit.

Muharrem Vrana dhe Dritan Rrahmani dy hoxhallarët kanë dhënë mesazhet e tyre për me shumë begati dhe harmoni për tërë besimtaret muslimane, Paqja dhe besimi ne Zot janë virtyet e çdo njeriu, ndaj në këtë ditë të kremtimit të Kurban Bajramit falenderimet i takojnë Allahut.

LIBRAZHD

Besimtarët myslimanë zhvilluan faljen e namazit për Kurban Bajramin në palestrën e Shkollës së Mesme në Librazhd. Cermonia u drejtua nga hoxhë Fatmir Bajrami.

ELBASAN

Edhe në Elbasan besimtaret falën namazin e Kurban Bajramit. Mesazhe për paqe e besim.

SARANDE

KORÇË

Korçë, besimtarët muslimanë falin namazin për Kurban Bajramin.

VLORË

Besimtarët muslimanë në Vlore falën këtë mëngjes namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia është zhvilluar pranë xhamisë kryesore të qytetit të Vlorës.

FIER
Për herë të parë Kurban Bajrami në Fieri u fal në shesh. Qindra besimtarët muslimanë, mbushën sheshin në qendër të qytetit për të falur namazin.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!