Besimtarët myslimanë në Fushë Krujë kanë mbushur stadiumin e qytetit për të bërë faljen e Namazit, për Fiter Bajram.
Si asnjëherë tjetër besimtarë të grupmoshave të ndryshme në këtë ditë të shënuar janë lutur për më shumë begati e paqe në familjet e tyre.
Agjëruesit e muajt të Ramazanit në këtë vit janë shtuar në komunitetin e zonës së Krujës, ndonëse një pjesë e tyre ende jetojnë në kushte t e vështira nga dëmtimet e banesave, besimtarët do të agjëronin në muajin e shenjtë, si muaj i faljes dhe i bashkimit, muaj që agjëruesit dhurojnë si dhe duke u lutur për ditë të begata.
Hoxha i qytetit Muharrem Vrana , ka përgëzuar besimtarët dhe ka falënderuar Zotin për forcën tek agjëruesit. Gjatë muajit të Ramazanit xhamia e Fushë Krujës është gjetur pranë familjeve të varfëra me ndihma ushqimore. /abcnews.al