Besimtarët mbushin sheshin “Skëndërbej”/ Samarxhi: Më shumë njerëz po vijnë pranë fesë, Zotit!

schedule20:11 - 10 Prill, 2024

schedule 20:11 - 10 Prill, 2024

Myslimanët në mbarë botën kanë festuar këtë të mërkurë Fiter Bajramin, një nga festimet më të mëdha në kalendarin islamik.

Gazetari Ferdinant Samarxhi në një bashkëbisedim për “Real Story” në ABC News, u shpreh se më shumë njerëz po shkojnë drejt fesë, Zotit.

Ndër të tjera ai tha se muaji i Ramazanit është një sfidë që Krijuesi ka vënë për njerëzimin.

Është besimi, fuqia e Zotit që jep shpresë. Në sajë të kësaj më shumë njerëz vijnë pranë Zotit. Është muaji i një filozofie të madhe për krijuesin e njeriut. E krijoi universin për të lartësuar njeriun, për ta bërë më të zhvilluar. Lartësuar që të ndjejë që është një qenie ekzistenciale. Muaji i Ramazanit është një muaj sfide që Krijuesi ka vënë për njerëzimin. Më shumë njerëz po vijnë pranë fesë, Zotit. Ne jetojmë në kulturën e shoqërisë evropiane”, tha Samarxhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!