Analisti Frrok Çupi: Berisha nuk ka urrejtje, se nuk ka as dashuri, Berisha nuk ka fe sepse nuk as besim, Berisha nuk ka familje, sepse nuk ka respektin më të vogël familjen që do e bëjë kriminale. Berisha është një mostër, që ne na ka rënë për pjesë. Ne nuk jemi në fazë natyrore. Jemi në fazën ku kemi shtet dhe ky shteti ynë a ka ardhur nga shërbimet e huaja që përkrahin Sali Berishën. A nuk jemi në gjendje ne që të izolojmë një të keqe që ndodhet në mes të Tiranës?! Berisha na e ka djegur Tiranën herë pa here. Kishte thirrur nxënësit e shkollave në protestë që të hidhnin molotov, ky njeri ka shtuar krimin e ka bërë llahtar. Nuk ka ligj në botë që dënon Sali Berishën. A mund të ketë bota një ligj që dënon të keqen më të madhe që rreh në zemër të botës?! Jemi para një shqetësimi, para një ndotjeje. Berisha mburret që po ndalon Shqipërinë, që të shkojë në Bashkimin Europian.
Besimtarët lutje në xhami, protestuesit molotovë në shesh/ Çupi: Berisha nuk ka fe, është një mostër
schedule20:47 - 20 Shkurt, 2026
schedule 20:47 - 20 Shkurt, 2026
