Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e ashures

schedule18:28 - 9 Gusht, 2022

schedule 18:28 - 9 Gusht, 2022

Besimtarët bektashinj në të gjithë vendin kremtojnë sot Ditën e Ashuresë, ditë e veçantë e cila përkujton martirizimin e imam Husejnit dhe 72 dëshmorët e rënë në luftën e Qerbelasë.

Dita e Ashures përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem sipas kalendarit hënor. Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tregon se në këtë ditë ka rënë dëshmor nipi i Profetit Muhamed, Imam Hysejni.

“Kemi përkujtuar dhe agjëruar matetimin për dëshmorët e Qerbelasë. Imam hysejni na mësoi flijimin e vetes për hir të së vërtetës”, thotë ai.

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj në mesazhin e tij  u bëri thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj për më shumë paqe, dashuri dhe vëllazëri.

“Dita e ashures na bën bashkë. Është vallëzia që e lartëson njeriun, të jetuarit sëbashku, luftrat dhe  andemia na bëjnë ti ndajmë bashkë”, thotë Haxhi Baba Edmond Brahimaj. /abcnews.al