Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Besimi në ekonomi i qëndrueshëm/ BSH: Ndërtimi udhëheq, regjistroi rritje në dhjetor

schedule13:17 - 5 Janar, 2026

schedule 13:17 - 5 Janar, 2026

Ndërtimi duket se është sektori me performancën më pozitive përgjatë muajit të fundit të vitit 2025.Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin i cili konfirmon se treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.5 pikë përqindje.

Në  rritjen mujore ndikuan të  dy komponentët, si vlerësimi  i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe ai i porosive aktuale. Ndërsa pritjet për  çmimet  në  të  ardhmen janë vlerësuar me rritje.

Ndikim në ecurinë e këtij sektori mendohet se ka pasur edhe rivlerësimi dhe pritshmëritë për më shumë shitje në këtë sektor.



Që prej 1 janar në vend ka hyrë në fuqi ligji në bazë të cilit tatimi që do të paguhet për shitjen e një banese do të jetë 5 % nga 15% që ishte më herët .Kjo pritet ti japë një shtysë më shumë tregut të shitje-blerjeve në këtë sektor

sipas Bankës së Shqipërisë treguesi I ndjesisë ekonomike  ra me 0.4  pikë në muajin  dhjetor.  Megjithatë,  niveli  aktual  qëndron  rreth  6  pikë  përqindje  mbi  mesataren historike .Kjo situatë u ndikua  kryesisht nga dobësimi i  treguesve  në  sektorët  e  shërbimeve  dhe  të  industrisë.

Treguesi  i  besimit të  industrisë regjistroi një  rënie të  lehtë  me  0.2  pikë përqindje në muajin dhjetor, i ndikuar nga pritjet në rënie për porositë nga  eksportet.  Po ashtu edhe treguesi I shërbimeve  pësoi rënie.

Ndërkohë që tregtia dhe por edhe pritshmëritë e konsumatorëve mbeten të njëjta .Të dhënat me frekuencë tremujore tregojnë se gjendja financiare dhe norma e  shfrytëzimit  të  kapaciteteve  e  bizneseve  u  përmirësuan  në  tremujorin  e  katërt.

Në veçanti, në sektorët e industrisë dhe ndërtimit, balanca e gjendjes financiare  regjistroi  rritje,  ndërkohë  që  në  dy  sektorët  e  tjerë,  ky  tregues  u  pakësua.  Norma  e  shfrytëzimit  të  kapaciteteve  ra  në  sektorët  e  industrisë,  ndërtimit dhe u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!