Mërgim Mavraj dhe Greuther Furth ia dolën të rikthehen në Bundesligë, por mbrojtësi shqiptar është ndarë me klubin gjerman. Kontrata i përfundoi më 30 qershor. Me anë të një postimi në “Instagram”, 35-vjeçari i lindur në Gjermani njofton fundin e aventurës së dytë me Greuther Furth, duke mos i kursyer fjalët e bukur dhe falënderimet.
“Pas ngjitjes për herë të dytë në Bundesligë me Greuther, më duhet të përshëndetëm për herë të dytë me ju. Mirënjohja është pjesë e ndarjes.
Jam shumë mirënjohës për aventurën e dytë të suksesshme në Furth. Baza e çdo suksesi është gjithmonë besimi. Kështu që një falënderim i veçantë shkon për Rachid Azzouzi, i cili më dha besimin në dy kapitujt e mi me Greuther.
View this post on Instagram
Ndihem mirë që ia kam shpërblyer besimin me performanca pozitive dhe sukses. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohesha nga ditë në ditë, edhe ata e meritojnë mirënjohjen time.
Brenda dhe jashtë fushës, kam pasur shumë njerëz të shkëlqyeshëm pranë meje. Dua të falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Çdo rrugëtim sjell ide të rëndësishme.
Dhe njohuria është më e rëndësishme se suksesi më i madh, sepse edhe sukseset unike janë kujtime që zbehen me kalimin e kohës. Faleminderit“, shkruan ish-kapiteni i kombëtares kuqezi. /abcnews.al