Deri tani janë zhvilluar 9 javët e para të kampionatit gjerman. Borussia Monchengladbach është surpriza e madhe e këtij fillim sezoni. Pesë herë kampionët e Gjermanisë kryesojnë me 19 pikë, teksa ndiqen nga Bayern Munchen me një pikë më pak dhe më pas vijnë Freiburg dhe Wolfsburg me nga 17 pikë.
Ngjeshja në vendet e para është e madhe dhe në vend të dhjetë renditet Hoffenheim me 14 pikë, vetëm 5 pikë larg Gladbahut kryesues. Paderborni i Klaus Gjasulës mori fitoren e parë dhe ka rivalitet të madh edhe në garën e mbijetesës.
Bundesliga e këtij sezoni parashikohet shumë e fortë dhe e ashpër, aty ku është thyer një rekord 20-vjeçar. Deri tani (pas nëntë javëve) nuk është shkarkuar asnjë trajner. Drejtuesit e klubeve nuk po nxitohen dhe besimi ndaj trajnerëve është maksimal. Për momentin, pasi e ardhmja e tyre varet gjithmonë nga rezultatet.
Të 18 skuadrat vazhdojnë përpara me trajnerët që kanë nisur sezonin. Për të parë shkarkimin e parë duhet pritur ende. Për momentin të gjithë po rezistojnë. /abcnews.al
⚽ 9 Spieltage ohne eine Trainerentlassung – das gab es zuletzt vor 20 Jahren. Aber wer darf als erstes seine Papiere nehmen? #Bundesliga pic.twitter.com/t0eGXPlEX1
— Sportschau (@sportschau) October 28, 2019