Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festuan ditëlindjen e tretë të vajzës së tyre, Ajka në Disneyland. Çifti i famshëm u sigurua t’ja bëjë Ajkës ditën sa më të veçantë duke e dërguar në vendin e ëndrrave për fëmijët.
Ata ndanë foto në rrjete sociale, ku e vogla shihej më e lumtur se kurrë pranë tyre. Ditën e sotme, Besi ka ndarë një tjetër imazh ku mban në krahë Ajkën ndërsa i dedikon disa fjalë të ëmbla.
“Asgjë në botë nuk ma ngroh zemrën më shumë se sa lumturia jote! Zoti j’ua rujt fëmijët, dhe i bekoftë me fëmijë ata çifte që janë në pritje!”, ka shkruar Besi. /abcnews.al