As dita e sotme nuk ishte pushim për Kategorinë e Parë, që po shkon drejt fundit, me verdiktet, që thuajse janë dhënë të gjithë. Sot u luajt në Play Out të Grupit A.
Besëlidhja fitoi me shifrat minimale ndaj Orikut dhe “betonoi” vendin e parë në grupin e saj, teksa qëndrimi në të Parën ishte siguruar prej kohës, megjithëse nuk ishte objektivi në nisje të sezonit.
Goli i Hajdarit në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes i dha fitoren 1-0 lezhjanëve, që arrijnë kuotën e 32 pikëve, 4 më shumë se Erzeni ndjekës dhe 4 më shumë se Oriku.
Në ndeshjen tjetër Partizani B arriti të fitojë në shtëpi me shifrat 4-2 ndaj Veleçikut, të rënë matematikisht nga e Para. Llanaj, Gjinaj, Gjegji e Marinaj shënuan për të kuqtë e vegjël, ndërsa për Veleçikun shënuan Delaj dhe Banushi. /abcnews.al
Kategoria e Parë
Grupi A, Play Out
Besëlidhja-Oriku 1-0
Shënues: Dibra 90+5′
Partizani B-Veleçiku 4-2
Shënues: Llanaj 16′, Gjegji 22′, Gjinaj 47′, Marinaj 79’/ Delaj 52′, Banushi 87′