Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.
“FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.
36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.
Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë. Berisha pritet që të largohet nga Kosova, prandaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese”. / abcnews.al