Besart Berisha është larguar nga Sanfrecce Hiroshima dhe me shumë mundësi do ta vijojë karrierën në Australi. Emri i sulmuesit lakohet te Melbourne Victory, që kërkon një rezervë për sulmuesin e saj kryesore, Jamie Maclaren.
34-vjeçari ka qenë pjesë e Melbourne Victory dhe një lëvizje e tillë nuk do të pritej mirë nga tifozët e ish-ekipit të tij. Gjithsesi, SMH raporton se ende nuk ka bisedime për të arritur një marrëveshje.
Berisha ka edhe opsione të tjera në Australi, madje që mund të jenë më interesante dhe sulmuesi do të kishte hapësira. Bëhet fjalë për klube si Western United dhe Wellindton Phoenix, që dëshirojnë ta kenë Berishën në ekip për t’i ndihmuar me eksperiencën e tij. Së shpejti Berisha do të vendosë ku do ta vazhdojë karrierën. /abcnews.al