Tomori, Besa dhe Egnatia kanë shfrytëzuar ndalesën e kampionatit të Kategorisë së Parë dhe ka zhvilluar ndeshje miqësore. Beratasit janë ndeshur me Drenicën e Bledar Devollit, që po stërvitet në Durrës këtë periudhë.
Klubi dardan triumfoi me rezultatin e pastër 2-0, me gola të shënuar nga Frashëri dhe Fazliu. Besa-Egnatia ishte përballja tjetër, që u mbyll me fitoren e kavajasve me rezultatin 2-1.
Për ekipin e Artan Mërgjyshit i shënoi dy golat braziliani Kaina, kurse për rrogozhinasit “veterani” Ndriçim Shtubina. /abcnews.al
Miqësore, e shtunë, më 23 janar
Drenica-Tomori 2-0
Shënues: Frashëri, Fazliu
Besa-Egnatia 2-1
Shënues: Kaina (2) / Shtubina

