Mësim në gusht, provimet në tetor: Shahini zbulon si do të veprohet me universitetet

schedule10:07 - 30 Prill, 2020

schedule 10:07 - 30 Prill, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije vendimin e marrë për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi në universitete.

Ministrja tha se gjatë kësaj periudhë ku studentët kanë ndjekur mësimin online nuk ka shkuar çdo gjë mirë. Për këtë arsye ministrja tha se është parë e nevojshme kthimi në auditore për studentët.

Kështu studentët që diplomohen këtë vit kthehen në auditore në qershor dhe provimet jepen në korrik. Ndërkohë për studentët e tjerë mësimi rifillon në 25 gusht dhe provimet do të jepen në tetor.

“Vërej një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Për studentët që kanë nevojë të bëjnë përsëritje para provimeve, apo të tjerë që kanë nevojë për punë laboratorike. Si mund të realizohet kjo? Zv ministri Rrumbullaku ka mbajtur komunikim me rektorët dhe dekanët për të ndjekur ecurinë e mësimit online. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik. Bazuar mbi këto propozime, ministria nxori sot një urdhër që kërkon nga universitet publike marrjen e disa masave për mbyllje  e dfejtë të vitit akademik. Urdhri ka katër elementë kryesorë.

Elementi i parë kërkon që të priotizohet puna me studentët që diplomohen në të gjitha ciklet e studimeve. Duhet të mundësohet kthimi në auditor për përsëritjet për një periudhë 3-4 javore në qershor2020. Provimet dhe riprovimet për studentët që diplomohen në të gjitha ciklet zhvillohen në muajin korrik dhe javën e parë të gushtit.

Elementi id ytë, i përket  të gjithë studentëve të tjerë të viteve të para dhe të ndërmjetme . Të gjitha ciklet që kthehen në auditor në 25 gusht të vitit 2020 për një periudhë 4-5 javore deri në fund të shtatorit.

Ndërkohë, vazhdon më mësimi online dhe mbyllen të gjitha pjesët e lëndëve që mund të kryhen. Provimet dhe riprovimet për këta studentë e para dhe të ndërmjtme, zhvillohen në tetor 2020. Grupimi i tillë është bërë që të sigurohet distancomi social”, tha Shahini. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!