Besa Kokëdhima vazhdimisht është në qendër të vëmendjes. Këngëtarja është komentuar po ashtu edhe për ndryshimet në pamjen e jashtme.
Besa nuk e ka mohuar që ka ndërhyrë në fytyrën e saj.
“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja, teksa ishte e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”.
Po ashtu Besa tregoi se ka marrë shumë propozime, por nuk beson tek princi i kaltër.