Bes Kallaku ka mohuar zërat se do të largohet nga “Kosherja”. Aktori i humori u bë kryefjalë e mediave ditëve të sotme, pas zërave se aktori i humorit do të përfundonte sezonin e parë të spektaklit të humorit në “ABC”, për t’u rikthyer më pas tek Portokallia.

Por këto spekulime i ka hedhur poshtë vetë aktori përmes një reagimi në rrjete sociale ku shprehet se nuk ka ndërmend të largohet nga Kosherja. Ai ka publikuar disa video ku shihet bashkë me kolegun e tij, Juxhin Plovishtin pranë një koshere bletësh.
“Përveç naj thumbi, unë jam shumë mirë tek Kosherja”, shkruan Besi krahas fotos. Më tej, ai ka ironizuar lajmet duke thënë: “Unë pasdite takova edhe Çim Pekën. Ishalla nuk del lajmi që do lej Kosheren për Çim Peka Live. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi. /abcnews.al


