Bes Kallaku, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një sfide në emisionin “Zemër Luana”, pranoi se ai gatuan më shumë në shtëpi sesa partnerja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ai ishte pjesë e një loje me këngëtarin Butrint Imeri, ku nëse refuzonte të përgjigjej do të pinte pije të çuditshme.
Pasi zgjodhi rastësisht një foto që rezultoi të ishte e Xhensilës, ai duhej të zbulonte një “sekret”, ku tha se gatuan më shumë se Xhensila në shtëpi. “Diçka që publiku nuk e di është që në shtëpi gatuaj më shumë unë sesa Xhensila”, u shpreh aktori i humorit.
/abcnews.al