BERZH, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Nunaj: Sektorët e ekonomisë duhet të lidhen me arsimin. Burimet njerëzore, të rëndësishme

schedule14:25 - 28 Maj, 2025

schedule 14:25 - 28 Maj, 2025

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë.

Kjo mbështetje synon të mbështesë progresin e plotë të Shqipërisë drejt BE dhe do të ketë prioritet mbështetjen për energjinë e rinovueshme, të përgatisë sektorin privat për tu bërë pjesë e tregut europian si dhe të rrisë standardet e fuqisë punëtore.

Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në “Money Report” në ABC News, u shpreh se integrimi i biznesit është shumë i rëndësishëm për rrugën drejt BE.

Ekspertja theksoi se është shumë e rëndësishme që të mendohet për burime njerëzore që zhvillojnë dhe çojnë përpara kompanitë. Pra duhet të mendojnë edhe për bashkëpunime me kompanitë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian.

“Çdo mbështetje financiare nuk është thjesht një para që jepet, por investohet në këtë treg. Unë besoj që kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm jo vetëm në aspektin e një ekonomie, por në gjithçka. Edhe pse kemi njëlloj konkurrentëve me inteligjencën artificiale, por nuk mundet ta kalojë inteligjencën njerëzore. Sepse vetë Inteligjenca Artificiale është krijuar nga njeriu. Pra duhet të fokusohemi të burimet njerëzore. Nëse duam të mbështesim procese të ndryshme digjitalizuese ne na duhen burime njerëzore të kualifikuara dhe për këtë duhet të mbështesim të gjitha programet që ofrojnë këto përgatitje për burime njerëzore që i duhen ekonomisë. Ajo që është themeltare që të ndryshojë ajo që njihet si kulturë organizative sepse burimit njerëzor ende nuk po i jepet vlera që duhet. Integrimi i biznesit është më i vështirë kur flasim për integrimin europian. Të integrosh ekonominë, është më i rëndësishëm. Marrëveshjet politike kanë ardhur si rezultat final për të bashkuar ekonominë. Dhe këta individë që janë drejtues të kompanisë duhet të mendojë për një vizion më afatgjatë. Problematika është që nëse do bëhemi pjesë e këtij tregu, nënkupton që nuk do ketë më kufij.  Por do thoja që ka shumë kompani shqiptare që janë shumë gati për të hyrë në tregun e BE sepse i kanë standardet, ndërkohë që kompani të tjera që të gjithë aktivitetin e tyre e kanë në tregun shqiptar, ata do ta kenë më të vështirë. Dhe duhet të fillojnë të mendojnë që sot që të përgatiten me një vizion për të ecur përpara në biznesin e tyre.

Më tej ekspertja Nunaj, tha se duhet të ketë një mbështetje e madhe për turizmin, por megjithatë nënvizoi se ky sektor duhet të ofrojë standarde më të larta.

“Ajo që gjykoj që ne duhet të mbështetim janë pikërisht sektorët financiare dhe zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë. Këto duhen mbështetur që kompani për marrin përsipër realizimin e produkteve. Kjo më pas do të thotë se shumë të rinj nuk kanë pse të punojnë për një treg të huaj, por për atë shqiptar”, tha ndër të tjera ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!