Tashmë dihet botërisht që klubet nga Arabia Saudite nuk ndalen dhe janë duke transferuar pothuajse çdo javë minimalisht një lojtar profesionist nga Europa.
Këtë herë, nuk kishte si të shpëtonte as Bernardo Silva i cili ka hyrë në listën e dëshirave të klubeve aziatikë.
Sipas raportimeve fillestare, për portugezin është gati një ofertë me shumë zero nga pas, por momentalisht nuk dihet ende se si do të jetë reagimi i kampionit të Europës me Manchester City.
Ylli i “qytetarëve” ka qenë vitet e fundit në radarët e Barcelonës dhe PSG-së, por ai ka vendur të jetë besnik ndaj City dhe të vazhdonte me ta./h.ll/abcnews.al