Prej kohësh tashmë, ekipi i Barcelonës është në kërkim të një përforcimi në mesfushë, me Bernardo Silvan dhe Ilkay Gundogan, në krye të listës së dëshirave “blaugranase”.
Lojtarët e Manchester City, duket se do ngelin thjesht “dëshira”, kështu që Barça ka kthyer “sytë”, nga një opsion më i lirë.
Siç raporton dhe Mundo Deportivo, mesfushori 22-vjeçar i Marokut dhe Angers, Azzedine Ounahi ka shkëlqyer me të tijët këtë Botëror, duke e “futur” veten në listën e kërkesave të një prej ekipeve më të fuqishme në Botë. /i.m /abcnews.al