Bërnabiç: Prishtina do të përpiqet t’i shtyjë zgjedhjet, duhet të formohet Asociacioni

schedule08:26 - 24 Tetor, 2023

schedule 08:26 - 24 Tetor, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm për dialog, por se Prishtina padyshim dëshiron të shmangë vazhdimin e dialogut me çdo kusht dhe vlerësoi se do të përpiqet të shtyjë shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, Bërnabiç theksoi për Tanjug se Komuniteti i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, por se ajo nuk beson se Prishtina do të pajtohet me të dhe se Beogradi do të ketë për të udhëhequr politikisht luftën, shkruan Euronews Serbia.

“Unë nuk besoj se ata do të pajtohen me themelimin e Asociacionit. Do të mbetet një luftë që ne do të duhet ta udhëheqim politikisht,” theksoi ajo.

Sipas saj, afati për themelimin e Asociacionit ka kaluar pesë apo gjashtë vjet më parë./abcnews.al