Berlusconi: “Së bashku me Merkelin mund të ndërmjetësoj për t’i dhënë fund luftës”

schedule10:46 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:46 - 8 Shtator, 2022

Ish-kryeministri italian dhe lideri aktual i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se “së bashku me Angela Merkel mund të përpiqet të ndërmjetësojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.

Qëllimi, natyrisht, është t’i jepet fund luftës Rusi-Ukrainë. Në këtë fazë, nuk shoh ndonjë humbje financiare për Putinin. Besoj se është në gjendje të përballojë sanksionet dhe miratimin për vendosjen e  tavanit për gazin natyror, por mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian”, tha manjati dhe ish-kryeministri italian.

Në fillim të prillit, Berluskoni tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!