Berlusconi: Pro Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

schedule13:46 - 24 Janar, 2018

schedule 13:46 - 24 Janar, 2018

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi u shpreh se është pro Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe se ai mbështet Izraelin dhe qeveritë arabe të moderuara. Por gjithësesi lideri i Forza Italia u shpreh se vendimi i Trump erdhi në një moment të gabuar.

“Do të kishim votuar pro dhe pse moment që Donald Trump mori vendimin ishte i gabuar.” Kështu deklaroi ish kryeministri Italian Silvio Berkusconi në një intervistë radiofonike për Radio 24, duke iu përgjigjur pyetjes se si do të kishte votuar një qeveri italiane e qendrës së djathtë, në organizatën e Kombeve të Bashkuara për sa i përket qëndrimit të administratës amerikane për Jeruzalemin si kryeqytet të Izaelit.

I pyetur më pas për rolin e presidencës ruse dhe asaj amerikane në Lindjen e Mesme, Berlusconi u shpreh se nuk është moment të rreshtohesh me njërën palë apo tjetrën. Sipas tij janë çështje të komplikuara dhe nuk zgjidhen duke mbajtur anën e njërit apo tjetrit. Por Berlusconi ritheksoi dhe njëherë se është me Izraelin dhe me qeveritë arabe të moderuara si Jordania apo Egjipti, dhe është kundër terrorizmit. Berlusconi shtoi se duhet që fuqitë e mëdha të ulen në të nëjtën tryezë për t’u përballur me problemet dhe për t’i zgjidhur ato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!