Berlusconi: Milani po me zhgënjen, ja ku duhet të përmirësohet Suso

schedule23:50 - 22 Shtator, 2019

schedule 23:50 - 22 Shtator, 2019

Në një intervistë për mediat italiane, ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, foli për situatën aktuale që po kalon “Djalli”, duke thënë se ndihet shumë i zhgënjyer:

DERBI – “Ne nuk po flasim më për Milanin e dikurshëm. Unë nuk mund t’i ndjek më ata në TV, pasi stili i tyre i lojës është i mërzitshëm dhe kanë filluar të më zhgënjejnë shumë”.

GIAMPAOLO – “Jo, nuk e rekomandova unë, por Galliani. Ishte faji i tij (qesh). Jo, ne nuk e rekomanduam ne. Milani e zgjodhi atë dhe ai dukej se ishte një trajner shumë i mirë. Unë nuk e njoh atë, prandaj nuk mund të gjykoj”.

SUSO – “Ai është një kampion, duhet të luajë si sulmues i dytë ose pas dy sulmuesve. Sidoqoftë, trajneri duhet ta vendosë atë në gjendje që të marrë topin, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani.”

BOBAN & MALDINI – “Le të kalojmë në pyetjen tjetër… Unë po them vetëm se i kam mbështetur ata kur kanë qenë lojtarë”./abcnews.al