Fitorja e Monzës ndaj Juventusit, në fushën e këtyre të fundit, meritonte një festë të veçantë dhe për këtë u kujdes presidenti i klubit, Berlusconi.
“Që kur Palladino erdhi, ne kemi bërë shumë mirë. Në të vërtet besojmë në këtë ekip dhe në qëllimet tona. Ne duam të bëjmë edhe më shumë. Po mund ta themi, vitin tjetër duam të fitojmë Scudetton” fjalimi i drejtuar të gjithëve në darkë.
“Ne kemi marrë lojtarë të rinj që kur jemi këtu, kemi dyfishuar fushën tonë të stërvitjes, duke e bërë Monzellon qendrën më të madhe dhe më të bukur në Itali. Ne kemi rregulluar stadiumin me një kosto prej 25 milionë euro. Në fillim vinin 300 për të parë Monzën, tani vijnë 10 mijë. Jemi të bashkuar.
Mbani mend çfarë është shkruar në muret e dhomës tuaj të zhveshjes, ata që besojnë në të luftojnë, ata që besojnë në të, kapërcejnë të gjitha pengesat, kushdo që beson në të fiton. Ne duam të besojmë në këtë Monza, e cila duhet të bëhet një Monza e madhe”, ka përfunduar Berlusconi./ h.ll/abcnews.al
Questo Monza sta facendo un grande lavoro. Abbiamo obbiettivi importanti e… chi ci crede, vince!
Ho incontrato calciatori, dirigenti e dipendenti del @ACMonza ieri sera a Villa Gernetto. pic.twitter.com/MJsqnAG39c
— Silvio Berlusconi (@berlusconi) February 3, 2023