Silvio Berlusconi do të jetë gjithashtu në stadiumin U-Power të shtunën pasdite në orën 18:00 për ndeshjen mes Monzës dhe Milanit.
Presidenti i bardhekuqve pritet në stadiumin Brianza, siç ka sqaruar nënkryetari dhe drejtori menaxhues i Monzës, Adriano Galliani. Për Berlusconin dhe Gallianin, 29 trofe me kuqezinjtë, ndeshja e kthimit do të jetë në mënyrë të pashmangshme një ndeshje me një shije të veçantë.
Ndeshja e parë në San Siro përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për Milanin./ h.ll/abcnews.al