Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

schedule22:28 - 25 Qershor, 2025

schedule 22:28 - 25 Qershor, 2025

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të ofrojë mbështetje të mëtejshme financiare për organizatat joqeveritare që merren me shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe”.

Në vitin 2022, Bundestagu kishte vendosur të financonte shpëtimin civil detar me rreth 2 milionë euro në vit deri në vitin 2026.

Financimi i OJQ-ve nën qeverinë e mëparshme Scholz kishte shkaktuar polemika në Itali dhe ishte kritikuar gjithashtu në Gjermani, veçanërisht nga CDU, e cila ishte në opozitë në atë kohë.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!