Berlin, arrestohet 40-vjeçari që planifikonte sulme terroriste

schedule15:22 - 25 Tetor, 2017

schedule 15:22 - 25 Tetor, 2017

Policia gjermane arrestoi në Berlin një 40-vjeçar, të dyshuar se po përgatiste një sulm terrorist.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit gjetën dhjetëra armë, mes të cilave automatikë e pistoleta si dhe 30 arka me municion.
Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm me motive ekstremiste islamike.
40-vjeçari i arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kishte shtetësi gjermane por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Ai ishte vënë nën hetim prej kohësh nga drejtësia gjermane, që aktualisht po heton për të zbuluar fakte konkrete për sulmet e planifikuara.