Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berishës i tërheqin veshin e djathtë/ Gjikondi: Saliu ka marrë kritika! Kreu i PD përdor financat e errëta për protestat e dhunshme

schedule23:35 - 25 Shkurt, 2026

schedule 23:35 - 25 Shkurt, 2026

TIRANË- Jurisitja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News deklaroi se kreu i PD Sali Berisha është dorëzuar prej kohësh. Ndërsa komentoi takimin me misionin fakt-mbledhës të PPE për zgjedhjet e 11 majit, Gjikondi tha se sot kreut të PD i është tërhequr vëmendja për qëndrimet e tij agresive.

“Berisha ka kohë që është dorëzuar. Ai as vetë nuk e beson fabulën e 11 majit. Pavarësisht se çfarë thotë ai është ulur në çdo tavolinë. Praktikisht ai i ka njohur zgjedhjet dhe sot i ra edhe retorika që ai e ka përmendur gjithë kohës. Sot nuk kanë qenë një numër i vogël përfaqësuesish, por 28. Dhe kjo nuk është gjë e vogël, pavarësisht se ai u fsheh pas shprehjes se kemi një kod etike, sigurisht që do i jetë tërhequr vëmendja jo vetëm për gjuhën e dhunës por edhe për tezën e famshme se do të sulmojë të gjithë selitë e PS edhe në rrethe”, tha ajo.

Më tej gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se familja Berisha ka shpenzuar rreth 11 mln euro për të pastruar imazhin e tij në SHBA, por që ka dështuar. E ndalur te protestat, Gjikondi tha se këto protesta të dhunshme sponsorizohen nga një grup personash që janë të interesuar që të ketë kaos.



“Familja Berisha ka harxhuar rreth 11 mln euro për të pastruar imazhinn e tij ën Amerikë. Dhe marrëdhëniet jov etëm që nuk u rregulluar por edhe u prishën ato me BE. Jam i binduar që vizioni që ai ka pasur ka ahur në kritika edhe nga e djathta europiane”, tha ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!