Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berishës i ikën Sonila Bejtja/ Doktori: Nuk bëj avokati politike, por kushtetuese

schedule15:34 - 17 Tetor, 2025

schedule 15:34 - 17 Tetor, 2025

Lajmi këtë të premte është në shesh, por Berisha ka hall më të madh, brenda shtëpisë. Mbarimi i mandatit të Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është fundi i botës, por jo për doktorin dhe drejtorin e televizionit Syri.

“Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë. Asaj mandati i mbaron në 2028”

Vendimi i fundit i Sonila Bejtjas, ishte pezullimi I zgjedhjeve në TIranë, aty ku doktori ka vendosur një tjetër kandidat të pavarur. Dhe duket se vendimi e ka marrë miratimin e doktorit.

“Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja.”

Po ashtu, nuk paskan qenë rastësi sulmet e këtij tetori për Presidentin Begaj. Berisha e paralajmëroi se nuk do e falë për largimin e Bejtjas, edhe pse ka kohë deri më 31 tetor të mendohet.

“Sigurisht që të gjitha këto do i renditen në dokumente ‘impeachment’, edhe kjo që ka bërë për gjyqtaren Bejtja dhe do jepen për ndjekje penale. por unë e ftoj prap të reflektojë, në qoftë se i ka ngelur edhe një kuant i integritetit njerëzor, të largohet menjëherë nga ajo detyrë se e ka turpëruar në mënyrë skandaloze.”

I vetëm pa shkuar në protestë pro-Ucck në Tiranë, doktori ia hodhi sërish fajin Ramës,për mungesën e tij.

“Përdorimi për qëllime politike i procesit është një makabritet. Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë.”

Peng i ka mbetur vetëm një deklaratë. Ajo e Taulant Ballës për tifozët në Leskovc. Berisha pranon se emri i tij i jep zemër serbëve, jo me gëzim por me urrejtje.

“E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha.”

Megjithatë doktori nuk ka fajë, nëse ka një fushë që e pranon se nuk merr vesh, është sporti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!