Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berishës i ikën karta “Irena”/ Petraj: Dokumenti i pretenduar për dënim i gjyqtares Gjoka i prodhuar me inteligjencë artificiale

schedule18:42 - 25 Mars, 2026

schedule 18:42 - 25 Mars, 2026

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, duke konkluduar se ajo nuk është dënuar penalisht në Greqi.

Sipas SPAK, verifikimet e kryera mbi dëshmitë e penalitetit dhe përgjigjet zyrtare nga autoritetet greke nuk nxjerrin asnjë të dhënë për një dënim penal ndaj Gjokës.

Për këtë arsye, institucioni kërkon mbylljen e hetimit të nisur në qershor të vitit 2025, duke rrëzuar akuzat dhe denoncimet e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha.



Ndërkohë, avokati Edmond Petraj i ftuar në “Tirana Live” ka deklaruar se dokumenti i pretenduar nga Partia Demokratike, sipas të cilit Gjoka rezultonte e dënuar në Greqi, është i pavërtetë dhe i prodhuar me inteligjencë artificiale.

Sipas tij, vendimi i publikuar kishte mospërputhje të dukshme, si përdorimi i shkronjave latine në një dokument që pretendohej të ishte grek, si dhe pasaktësi në adresa dhe data.

Petraj theksoi se nuk ekziston asnjë dosje në Greqi për gjyqtaren Gjoka dhe i cilësoi akuzat si të fabrikuara.

“Unë e dija se do pushohej kjo çështje, sepse kishte kontrast të jashtëzakonshëm në kohë. Nuk preket askund zonja Gjoka, e cila ka qenë e rregullt.
Një gjyqtare karriere, e cila u gjet papritur, sepse dënoi një personazh, që është kapur për blerje votash dhe pse dha atë vendim u sulmua.

Vendimi është prodhuar me inteligjencë artificiale. Vendimi është shkruar me shkronja latine, grekët nuk shkruajnë me germa latine. Jepnin adresa të ndryshme dhe nuk korrespondonin datat.
Nuk ekziston dosje në Greqi për zonjën Gjoka.

Kjo ishte një lojë e shërbimeve sekrete greke, që paguanin persona të ndryshëm për të goditur personazhe.
Sulmet nuk janë të rastësishme.

Institucionet shqiptare u vendosën në lëvizje nga faktet e rreme. Pse dha një vendim për Belerin, për Sali Berishën, që të dy nga prilli i vitit 1994, çuditërisht ndodhen bashkë që kur ka ndodhur masakra e Peshkëpisë. Proceduralisht është përfundimisht e mbyllur”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!