Kushtetuesja “mendohet” për Berishën/ U ankua për masën e sigurisë te caktuar pa autorizim nga Kuvendi

schedule13:10 - 19 Nëntor, 2024

schedule 13:10 - 19 Nëntor, 2024

Trupa e 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të marrë dhe disa ditë kohë për të vendosur mbi çështjen “Berisha”.

Këtë të martë, pas një shqyrtimi 3 orësh, Gjykata Kushtetetuese nuk arriti në një vendimarrje mbi ankimimin e Berishës, që kundërshton masën e parë, atë të “detyrimit për t’u paraqitur” dhe bllokimin e pasaportës, nga Gjykata e Posacme, pa autorizimin e Kuvendit.

Berisha që prej momentit të parë e ka cilësuar anti-kushtetuese masën e dhënë, në tetor të vitit të shkuar, dhe nuk e zbatoi atë.

Për pasojë nga SPAK u kërkua një masë më të rëndë, duke bërë që Gjykata e Posaçme, të vendoste në fund të dhjetorit, “arrestin në shtëpi”.

Pritet më interes vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që brenda pak ditësh, do të ketë seancën vijuese dhe vendimmarrjen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!