Berishës i bashkohet aleati i parë në protestë, Duka: Nuk jemi marrë vesh, situata e kërkon të protestohet

schedule10:47 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:47 - 30 Qershor, 2022

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka do të jetë i pranishëm në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, në një deklaratë për gazetarët përa nisjes së seancës së sotme plenare.

Sipas asaj që tha Idrizi, nuk ka rakordim me kreun e PD, Sali Berisha por shtoi ai, PPA do të jetë në protestë pasi situata e çmimeve e kërkon të protestohet. Po ashtu, duket se i pranishëm do të jetë edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

“Po, ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet e etj. Por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e TVSH për inputet bujqësore etj”, tha Duka. Po ashtu në protestë do të jetë edhe aleati tjetër Nard Ndoka, por nuk dihet ende vendimi i të tjerëve.” /abcnews.al/