Berishën e braktisin të vetët/ Rada: Dështuan protestat poshtë ballkonit, organizatorët me pushime

schedule23:30 - 8 Gusht, 2024

schedule 23:30 - 8 Gusht, 2024

Gazetari Ardit Rada thotë se Sali Berishës i dështuan protestat poshtë ballkonit dhe tanimë ka zgjedhur sheshin para Bashkisë Tiranë, ku protestuesit të kërkojnë lirimin e tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se protestuesit janë të paktë, ndërsa organizatorët me pushime.

“Realisht, me çduket protestuesit e PD dhe PL, kanë dhënë premtim që duhet ta mbajnë, protestat periodike. Vihet re mungesa e figurave të protestës. Sot mungon Tedi Blushi, javës tjetër mund të Klevis Balliu. Ka një muaj që mungon Argita Berisha. Me çduket janë organizatorët me pushime. Kjo është e trishtë. Është e shpjegueshme dhe pjesëmarrja. Ka edhe individë që bëjnë edhe veprime të pakontrolluara. Thirrjet kundër SPAK, lidhet me masën e arrestit ndaj Sali Berishës. Shfrytëzojnë një hapsirë publike, për t’i thënë Berishës që vijojmë kërkojmë lirimin tënd. Kanë dështuar protestat poshtë ballkonit të Berishës, i thonë njerëzve hajdeni te Veliaj flasim për Berishën”, theksoi ai./abcnews.al