Analisti Frrok Çupi në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri me shumë personaliete.
Teksa e quajti “Berisha’s got talent”, analisti tha se kryetari i PD-së, ndërtoi familjen në formën e ylli dhe çdo njeri prej anëtarëve kishte një cep në korrupsion.
Ndër të tjera Çupi theksoi se gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e këtij të fundit.
“Sali Berisha është njeri me shumë personalitete, ka më shumë se 2 a 3. Ç’është ky spektakël? Mund ta quash “Berisha’s got talent”. Ai e di ku do shkojë nesër, e di çfarë e pret atë dhe familjen e tij. Ky ndërroi një familje në formën e yllit dhe çdonjëri prej tyre kishte një cep korrupsion. Tani është në hetim e shoqja, që vidhte dhe u merrte njerëzve para. E bija kishte nën kontroll bankat. I biri ishte i ngarkuar me qeverinë. Ky ishte i ndershmi. E kuptoni cfarë iluzioni? “Berisha’s got talent”. Ai është iluzionisti që do të mbajë njerëzit e tij nga burgu. Gjyqet e Berishës nuk mbarojnë as kur të ketë mbaruar jeta fizike e Berishës.”, tha ai.
/abcnews.al