Dy persona me mbiemrin Dumani janë të famshëm në drejtësi. Altini dhe Nuredini, sigurisht në krahët e ndryshëm të barrikadës së ligjit. Sali Berisha më në fund i gjeti zgjidhje. I ndryshoi mbiemrin kreut të SPAK. Por shumë dukej i shqetësuar mos ishte mërzitur i penduari i madh i drejtësisë.
“Se nuk duhet të fyejmë emrin mbiemrin Dumani më. Dumanin duhet ta quajmë Altin Troplini.”
Berisha per here te pare sot, tregoi perse vrasesi me pagese, eshte kthyer ne dumanin e tij të preferuar.
“Nuredin Dumani, ka përmendur emrin e një oficeri policie të cilin e akuzon si bashkëpunëtor të krimit. Dëshmia e Dumanit për Krenar Guçen nuk paska vlerë, në një kohë kur dëshmia për çdo person tjetër që i intereson Altin Troplinit, ka vlerë. Ja pra, dyfytyrësia e një krimineli, që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur kriminelë si Krenar Guçe apo bos Troplini.”
Dhe për tu kthyer tek halli i zgjedhjeve, doktori sërish nxori një tren të tretë bullgar. Por treni i tretë, përshkruhej me një video të turbullt shoqëruar me pretendimin se një votues kishte dy fletë votimi. Si dhe një gisht, qe pretendon se është i majtë.
“Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja! Pra, një bandit që futet me gisht në revole.”
Revolen si gjithmonë e sheh vetëm doktori, dhe ne vdekataret normale. Por për të ecur treni bullgar, doktori kësaj radhe e shtyu drejt burgut. Aty sipas tij ka qene komisioni I vertete I numerimit te votave ne elbasan.
“A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota. kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.”
Por ka një problem. Në kutinë reale të votave në burgun 313, kandidati më i votuar opozitar ishte Ilir Meta. Por doktori tregon se ndryshe nga pasuritë për të cilat akuzohet, këtë radhë Ilir Meta i ka fituar ato vota me djersë.
“Sot kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Meta, mbahet në burg dhe me urdhër të Edi Ramës i hiqet e drejta e aktivitetit fizik, ping-pong, për dhjetë ditë se ka folur në telefon pas orës 8.”/abcnews.al