“Berisha”/ Zëvendësohet avokati kryesisht, seanca e radhës nesër

schedule19:33 - 25 Tetor, 2023

schedule 19:33 - 25 Tetor, 2023

Gjykata e Posacme ka zëvendësuar avokatin Artan Simoni dhe ka qenë kërkesë e Prokurorisë së Posaçme kjo lidhur me një postim të bërë më  herët të zotit Simoni në rrjetet sociale.

Prokurorët e Posaçëm janë shprehur se nuk mundet të mbrojë zotin Berisha një person i cili ka bërë me herët një status në “facebook”.

Sipas tyre duhet të zëvendësohet me një tjetër mbrojtës të listës së avokatëve kryesisht.

Gjykata ka vendosur që seanca të shtyhet për ditën e nesërme në orën 10:00. Duket se po zgjat pak kohë seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë nesër dhe cili do të jetë avokati  tjetër kryesisht.

Njoftim:

Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatn Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!