Berisha zbulon kushtin ndaj ministrit serb kur erdhi në Tiranë

schedule13:10 - 18 Nëntor, 2020

schedule 13:10 - 18 Nëntor, 2020

Ish-kryeministri Berisha dënoi atë që sipas tij ishte vendosja në tavolinë e integritetit të Kosovës në Serbi, e cila u bë nga Edi Rama.

Berisha tha në ABC se pretendimet serbe rifilluan pas ardhjes në pushtet të Ramës, i cili i lejon atyre që të flasin për të ndarë Kosovën.

Gjatë intervistës përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Berisha tregoi edhe një ngjarje që ka ndodhur sipas tij gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se maxhoranca aktuale ka hequr nga rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të fjalës “genocid”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!