Berisha zbulon datën kur do zgjidhet kreu i PD-së

schedule23:22 - 27 Prill, 2022

schedule 23:22 - 27 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë zhvilluar një mbledhje të mërkurën në mbrëmje në selinë e PD-së.

Pas mbledhjes ish-kryeministri tha për mediat se data 21- 22 maj, do të jetë data kur do të zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike.

‘Do kemi datë. Do kemi datë kur të thotë Kuvendi. 21-22 maj, data që do i propozojmë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Sapo të vendose Kuvendi unë e kam shpallur, kandidaturën për kryetar. Në një nga ditët e ardhshme.’- tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se në këtë Kuvend do të jetë të ftuar të larguarit nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës.

“Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu ka një funksion, do ketë ftesë në Kuvend, edhe për Astrit Patosi dhe Rudina Hajdari që u largua dhe u kthye, pra të gjithë ata që për një motiv janë të larguar janë të mirëpritur”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!