Viti i ri, avaz i vjeter. Berisha u kthye aty ku e la, para kryeministrise, vetem se me me pak njerez. Pak, por sa.
“Ja dielli, doktor të rrosh, shyqyr që të kemi”
Lajmi per kapjen e Maduros, ka entuziazmuar demokratet ne Tirane, ndaj dhe Berisha si dielli u mundua ti japë disa rreze shpresë këtë natë të vetëve.
“Presidenti Trump, nga dje gjer sot, ka përsëritur se ti Maduro je i pari, të tjerë do vijnë pas teje dhe u ka dërguar mesazhe njëri pas tjetrit. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr, terror dhe ferr në Surrel. Edi Rama ngriu, e kyçi dje podkastin e tij ‘Mashtrojmë’, s’e çeli një fjalë goje.”
Por shpejt i zbriti me kembe ne toke. Trump ka deltat, Berisha ka qëndrestarët.
“Natyrisht do ti them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel. Ja ku i ke Deltat. Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Atje do i kesh.”
Sepse Berisha e di se Shqipëria është pak larg, po aq sa vetë oqeani te cilin ai nuk kalon dot. Trump momentalisht është i zënë me Grenlandën, Meksikën, Kubën dhe Kolumbinë.
Dhe vështirë se Trump tani e dëgjon, kur doktorit në Tiranë nuk i përgjigjet as Lapaj. Kësaj radhe e injoroi, e la vetëm me një karrige e një çadër shiu.
Romanca në distancë duket se ka përfunduar. Cadren ka te drejte ta ngreje vetem pd. Dhe per kete doktorin e ndihmon cdo dite policia, qe ia shkul ate lapajt sapo ai perpiqet ta ngreje.
“Vetëm Rama kishte të drejtë të vendoste çadër, jo unë, se ai e vendosi precedentin e çadrës, jo unë”


