Berisha: Vendimi i Blinken politik, asnjë provë, hakmarrje e Ramës dhe Soros ndaj meje

schedule12:15 - 5 Gusht, 2021

schedule 12:15 - 5 Gusht, 2021

Një vendim politik dhe hakmarrje të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros, e ka quajtur ish-kreu i qeverisë Sali berisha vendimin e sekretarit amerikan Anthony Blinken për ta shpallur non grata në SHBA. Ai i bëri thirrje Blinken të dorëzojë provat kundër tij.

“Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin se për shpifjen nuk ka imunitet. Padia bazohet edhe në parimin tjetër sipas të cilit shpifja në internet dënohet kudo kur del lajmi. Gjithçka varet nga interpretimi i gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen. I bëj thirrje Blinken të dërgojë në këtë gjykatë provat kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

Sot pas 77-vitesh jetë kjo është hera e parë që i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk kisha menduar se do ngreja padi ndaj sekretarit të një vendi që unë e admiroj kaq shumë. Kjo padi është një betejë për dinjiteti njerëzor dhe një vlerë e shenjtë për mua dhe çdo njeri të lirë dhe çdo vendi të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që më kanë votuar dhe të provoj se ky vendim është politik pa asnië bazë.

Karakterin politik e provon edhe fakti se në kërkesën e letrës time drejtuar Blinken për të bërë publike provat që ai disponon dhe kërkesat e mediave, deri më sot nuk ka pasur asnjë provë, sepse ato nuk ekzistojnë. Me datë 21 maj një zyrtar i ka thënë se të dhënat kanë qenë të sponsorizuara nga Soros (shënimi im), raportet e medias, të diktuara nga Rama (shënimi im). Vendimi im ndaj meje bazohet nga shpifje. Është një hakmarrje e Edi Ramës dhe George Soros. Është një hakmarrje për denoncimin të rolit të fondacionit të Shqipërisë së Hapur”, tha Berisha. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!