Gazetari Fatos Mahmutaj e cilësoi skandaloze pretencën e Prokurorisë së Hagës, duke theksuar se në gjyqin ndaj Millosheviçit pati 40 dëshmitarë, ndërsa në rastin e Thaçit rreth 200, por sipas tij mungojnë emrat konkretë.
Ai tha se shqiptarët janë popull i vogël dhe njihen me njëri-tjetrin, ndërsa shteti shqiptar ka përgjegjësi të këshillojë Kosovën në forcimin e institucioneve.
Sipas Mahmutajt, Berisha ushqeu makinerinë vrastare serbe dhe u dha naftë dhe armë kontrabandë.
“ Pas pretencës skandaloze të Prokurorisë së Hagës po dalin edhe detaje nga gjyqi. Kur u gjykua Millosheviçi ishin 40 dëshmitarë, ndërsa kur u gjykua Thaçi ishin 200 dëshmitarë. Ne themi se kë ka vrarë Berisha dhe i themi me emra, ndërsa kur vjen puna te Thaçi nuk ka emra. Shqiptarët janë popull i vogël dhe njihen me njëri-tjetrin.
Shteti shqiptar ka përgjegjësi dhe e para është këshillimi. Kosova është një shtet i brishtë dhe një pjesë e institucioneve nuk janë krijuar akoma. Shqipëria e ka përgjegjësinë të këshillojë Kosovën në bërjen e institucioneve.
Duhet ta bindim Kosovën që nuk është momenti të krijonte gjykatë speciale.
Berisha ushqeu makinerinë vrastare serbe. Hoqi embargon dhe u dha naftë dhe armë kontrabandë.“


