Sali Berisha nuk do të bëjë më rezistencë, por do i dorëzohet SPAK-ut, që kërkon ashpërsim të masës ndaj tij, me burg apo në shtëpi. Ndërsa shkresa ishte duke kaluar në procedurë parlamentare, Berisha ishte në konferencë me gazetarët në selinë që drejtohet prej tij, ku dha edhe përgjigjen për Kuvendin dhe SPAK-un.
Rregullorja e Kuvendit parashikon që gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK, ai mund të shkojë e të paraqesë pozicionin e tij. Por duket se kjo do të jetë një hallkë tjetër që ai do e anashkalojë.
“Do të lexoj materialin dhe më pas do t’u njoftoj. Asnjë pjesëmarrje apo ndryshim në strategjisë tonë të mosbindjes civile në parlament nuk do të ketë për shkak të kësaj çështjeje“, tha Berisha.
E mbledhjen e grupit të tij dhe të Bardhit, Berisha paraqiti vendimin unanim për të respektuar ligjin.
“Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë”, theksoi ai.
Por duket se edhe deputetët opozitarë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve, do e anashkalojnë prezencën e tyre me argumentin se janë në aksionin dhe një pjesë e tyre e madhe janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
“Qëndrimi ynë dhe i Berishës ka qenë voton pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën“, tha Bardhi.
Kjo u qartësua më shumë kur Bardhi e përmendi votën pro, si kusht ndaj maxhorancës me ngritjen e komisioneve hetimore.
“Unë e ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës. Ka disa ditë para kohë që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe për të marrë pjesë në votimin e kësaj kërkesë. Rama është para një testi, të përmbushë tre kërkesat që ka opozita”, shtoi Bardhi.
Sido që të jetë vendimi i opozitës, të jenë apo mos të jenë në Këshill, kjo nuk e pengon maxhorancën të vijojë me procedurat për t’i dhënë autorizimin SPAK-ut që të ashpërsojë masën e sigurimit për Berishën, që prej datës 21 Tetor, nuk u shfaq asnjëherë në dyert e SPAK.
5 votat e PS në Këshillin e Mandateve mjaftojnë që t’i jepet autorizimi i Kuvendit, për të kaluar më pas në Parlament. Duhen vetëm 71 kartonë jeshilë që Berisha të shënojë faqen e re në raport me drejtësinë./abcnews.al