“Punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale”.
Ethet e garës elektorale të 11 majit po shtrihen jashtë territorit të vendit, ndërsa për herë të parë emigrantët do të hedhin votën e tyre.
Ambasadat shqiptare janë targeti i fundit i Sali Berishës për sulm. Nga selia e PD-së ai i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij jashtë vendit, që të protestojnë para ambasadave shqiptare kudo në botë.
“U kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të fushishme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë”
Arsyen për këtë sulm Berisha e argumenton me faktin se punonjës të selive diplmatike shqiptare janë përfshirë në fushatë elektorale, në mbështetje të partisë socialiste.
“Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.”
Ndërsa PS-ja ka nisur herët takimet me emigrantët shqiptarë për të maksimizuar votën e saj më 11 maj, demokratët kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e ambasadorëve shqiptarë në takimet e kryeministrit Rama, me diasporën./abcnews.al